Dy largime nga Juventus

Juventus është duke punuar për ta ndërprerë kontratën e anësorit Alex Sandro, shkruajnë mediet italiane.
Krahas tij, nga gjiganti italian është afër që të largohet edhe Juan Caudrado, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit.
Këto dy largime llogariten të jenë pjesë e ndryshimeve të mëdha që do të ndodhin tek Juventus gjatë verës, për ta kthyer ekipin sërish në luftën për tituj.