Dy largime nga Prishtina
Prishtina ka njoftuar largimin e dy futbollistëve.
Skuadra nga kryeqyteti ka bërë të ditur se Leonat Vitija dhe Gjelbrim Taipi janë larguar, shkruan IndeksOnline.
Vitija ishte pjesë e bardhekaltërve për dy sezonet e fundit, derisa pas përfundimit të kontratës të dy palët i kanë dhënë fund bashkëpunimit.
Ndërsa Taipi u bashkua me Prishtinën një vit më parë, ku regjistroi 33 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 2 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/

