75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 26 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dy legjenda të futbollit do ta vizitojnë Kosovën

Dy legjenda të futbollit botëror, kroati Zvonimir Boban dhe portugezi Luis Figo do ta vizitojn Kosovën gjatë muajit tetor.

Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, transmeton IndeksOnline.

”Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën. Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor.”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ademi është takuar me Boban dhe Figon gjatë ceremosis së hedhjes së shorteve të Eurpoa League dhe Confernec League./IndeksOnline/