75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 14 Mars 2024 / Gj. Sh

Dy legjendarët e KF Prishtinës e marrin drejtimin e KF Arbërisë

Dy legjendat e KF Prishtinës, Hivzi Ahmeti edhe Milaim Humolli kanë marrë drejtimin e klubit futbollistik Arbëria.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ata do jenë pjesë e skuadrës deri në përfundim të sezonit.

Të dy në të kaluarën ishin futbollistë të njohur të KF Prishtinës.

Ahmeti dhe Humolli nesër pritet ta mbajnë seancën e parë stërvitore me klubin.

Kujtojmë që KF Arbëria është në pronësi të një investitori turk dhe ka një projekt afatgjatë./IndeksOnline/