Dy legjendat e boksit, Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko përballë njëri-tjetrit
Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko do të mbahen mend gjatë për spektaklin e dhuruar ndër vite në boksin profesionist të peshave të rënda.
Dy ish-kampionët e Botës janë takuar përsëri, me doreza por në vend të grushteve kanë ngacmuar me fjalë njëri tjetrin.
Ata morën pjesë në ceremoninë e hapjes së konventës madhështore të 56-të të WBC-së, në Kiev të Ukrainës.

Delegatët në Konventë mbajtën frymën e tyre, pasi Lennox me doreza të bardha boksi dhe Vitali me të zeza ishin përballë njëri-tjetrit në skenë.
Por ata u ngacmuan me fjalë duke kujtuar meçin e tyre të famshëm të 21 qershorit të vitit 2003.
Në atë takim, Lewis fitoi me KO teknik në rundin e gjashtë të takimit. /IndeksOnline/
