13:27 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dy legjendat e boksit rikthehen në ring, Lewis kundër Klitschkos

Një ndeshje shumë e fortë, të paktën në emra pritet të ndodh gjatë këtij viti në arenën ndërkombëtare të boksit.

Lenox Lewis njoftohet se do të rikthehet në ring për tu ndeshur me boksierin ukrainas, Vitali Klitschko.

Në mediat ukrainase po njoftohet se dy boksierët janë pajtuar për ta përsëritur meçin e vitit 2003, shkruan indeksonline.

Lewis fitoi në atë ndeshje në rundin e gjashtë me KO dhe Vitali tashmë ka mundësi të hakmerret në tokën e tij.

Dy legjendat e boksit do të organizojnë këtë meç në Kiev, në qytetin ku drejtohet nga Klitschko.

Ndeshja pritet të ndodh në mes të 30 shtatorit dhe 5 tetorit të këtij viti.

Kanadezi i kishte premtuar ukrainasit se do ta bënte një revansh për atë meçin e vitit 2003 dhe kjo do të ndodh në moshë të shtyrë.

Klitschko ka 46 vjet dhe është pensionuar zyrtarisht në vitin 2013 ndërsa Lewis është 52 vjeç dhe është pensionuar në vitin 2003. /IndeksOnline/