Dy lojtarë dhe 30 milionë euro, Milani rrit ofertën për futbollistin belg

Kuqezinjtë janë gati të bëjnë një ofertë të rëndësishme për Charles de Ketelere, me shpresën se Brugge do të thotë ‘po’ për propozimin që do të arrijë.
Lajmi u raportua nga “Tuttosport” që shpjegon se Milani duhet të vendosë rreth 30 milionë në pjatë me përfshirjen e ndoshta një ose dy të rinjve duke qenë se klubi belg vlerëson shumë disa të rinj kuqezi, si portierin Jungdal dhe sulmuesin Robak.
Maldini dhe Masara duan të japin përshpejtimin vendimtar dhe të mbyllin operacionin për De Ketelere brenda disa ditësh, nëse jo më shpejt.
Në fakt, çështja duhet të mbyllet brenda 24 orësh sipas mediave belge, të cilat bazohen te fakti që lojtari nuk luajti në miqësoren kundër Kopenhagenit e me gjasë do të mungojë në finalen e Superkupës së Belgjikës.
Lojtari, nga ana e tij, tashmë ka dhënë OK-in për t’u transferuar te Milani dhe se nuk është i interesuar për Leeds, që ka bërë një ofertë shumë të rëndësishme, e cila duhet të jetë në rendin e 37 milionë eurove.
21-vjeçari duhet të rezultojë vendimtar pasi ai thuhet se ka zgjedhur Milanin dhe nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë tjerër, qoftë edhe më të majme.
Në rast zbarkimi te kampionët e Italisë, De Keteleren e pret një kontratë prej 2.5 milionë eurosh për pesë sezonet e ardhshme.