75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Dy lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë, Manaj dhe Gerxhaliu

Gjatë vikendit të kaluar u mbyll java e parafundit në Superligën e Turqisë në futboll.

Sipas Sofascore, dy lojtarë shqiptarë u futën në formacionin e javës së 37-të.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj me fanellën e Sivassporit dhe mbrojtësi kosovar, Amar Gerxhaliu me fanellën e Antalyasporit.

Manaj u vlerësua me notën 8.3 në fitoren e klubit të tij 3:1 ndaj Istanbulsporit, duke bërë një asist.

Në anën tjetër, Gerxhaliu mori notën 7.7 në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Adana Demirspor.