Dy lojtarët e Kosovës shënojnë për Stuttgartin II në 3. Liga të Gjermanisë

Skuadra e Stuttgartit II ka barazuar 2:2 ndaj RË Essen në javën e 19-të në 3. Liga në Gjermani.
Dy golat për ekipin mysafirë i shënuan futbollistët e Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Eliot Bujupin dhe Luan Simnica.
Bujupi fillimisht shënoi për shifrat 1:1 dhe më pas Simnica për 2:2.
Kujtojmë që skuadra e dy lojtarëve kosovarë gjendet në pozitën e 16-të me vetëm 20 pikë të grumbulluara./Indeksonline/
⏱️ 81. | JAAAAA! Es geht hin und her! Luan Simnica per Flugkopfball zum 2:2!#jungundwild pic.twitter.com/wfHcvXJhP8
— VfB Nachwuchs (@jungundwild) December 21, 2024