Dy luftëtarët e UÇK-së, Konushevci dhe Krasniqi vite më parë pozuan s’bashku në Tiranë!
Sot gjatë ditës në Kosovë, me anë të një ceremonie janë sjellur eshtrat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, për tu rivarrosur nesër në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë dhe për të pushuar përfundimisht.
Luftëtari, Ilir Konushevci vdiq më 9 maj të vitit 1998 duke mbrojtur atdheun. Ai ishte furnizuesi kryesor i njësiteve ushtarake të UҪK-së në Kosovë.
Kujtojmë faktin se Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit.
Në rrjetet sociale, ka qarkulluar një fotografi e përbashkët e Ilir Konushevcit dhe Adrian Krasniqit, derisa krahas Ilirit është edhe e bija e tij- Nertila, transmeton IndeksOnline.
Fotografia në fjalë thuhet të jetë realizuar në Tiranë. Të dy bashkë, jo rrallë herë kishin realizuar sulme të përbashkëta kundrejt xhandarmërisë serbe.
Nga ana e tij, Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së.
Krasniqi poashtu njihet si njëri ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së./Indeksonline/