23:36 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy lugë vaj ulliri zbutin dhimbjet e artritit

Sëmundja e artritit prek dhjetë milionë njerëz në Britani të Madhe dhe simptomat përfshijnë inflamacionin dhe lëvizjet e kufizuara për shkak të dhimbjeve në nyja.

Artriti është një gjendje e zakonshme, e cila prek njerëzit e të gjitha moshave, sipas NHS-së.

Simptomat përfshijnë dhimbje në nyja, inflamacion dhe të nxehtë rreth zonave që janë prekur nga sëmundja.

Aktualisht nuk ka kurë kundër artritit, por zgjedhja e një diete të caktuar mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes.

Pacientët mund të përfitojnë nga përdorimi i vajit të ullirit në dietën e tyre, apo më saktësisht dy lugë në ditë, sipas fondit Arthritis.

Peshqit, frutat, perimet, fasulet po ashtu duhet të konsumohen nga ana e pacientëve të prekur me artirit.

Ushtrimet e rregullt mund të ndihmojnë në lëvizjen e pacientëve, thotë NHS-.

Ato po ashtu përmirësojnë muskujt dhe energjinë e pacientëve.

Temat: