09:41 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Dy magazinat e famshme botërore të showbizit përmendin emrin e kreatores kosovare

Në magazinat e njohur të showbizit në Itali është cituar emri i Lia Stubllas për fustanin magjepsës që i ka bërë prezantueses së famshme televizive, Ilari Blasit.

Fustani që ka veshur gruaja e Tottit në emisionin e fundit është lavduar tej mase.

Madje, dy magazinat e famshme botërore të showbizit “Elle” dhe “Cosmopolitan” kanë përmendur emrin e kreatores kosovare Lia Stublla për fustanin e punuar për Ilary Blasin.

Sigurisht që për këtë krenare ndihet edhe vetë Lia e cila ka publikuar në “story” linkat e dy magazinave të njohura./Indeksonline/