Dy Manchesterat prekin gjysmëfinalen e Carabao Cup
Manchester United dhe Manchester City e kanë siguruar nga një vend në gjysmëfinale të Carabao Cup, duke e eliminuar Colchesterin dhe Oxford Unitedin, përkatësisht, të mërkurën në ndeshjet çerekfinale.
Raheem Sterling me dy gola dhe Joao Cancelo me një, i siguruan Manchester Cityt fitoren 3:1 kundër Oxford Unitedit në stadiumin Kassam.
Skuadra e Pep Guardiolës e vazhdon rrugën për ta mbrojtur titullin në këtë garë, duke iu bashkuar Aston Villës në gjysmëfinale, e cila dje e mundi ekipin e të rinjve të Liverpoolit për një vend këtë katër skuadrat më të mira.
Ndërkohë, Manchester United e mundi 3:0 Colchesterin në Old Trafford, falë golave nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial dhe autogolit të Jackson.
Ndërkohë, Leicester City e mundi Evertonin 3:2 pas penalltive, duke e kompletuar fazën gjysmëfinale.