75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / MSH1

Dy marrëveshje me BE-në shqyrtohen në Komisionin për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtojë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Fillimisht do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-010 për ratifikimin e amendamentit nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian – për Programin IPA 2017 (pjesa e parë).

Më pas do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-009 për ratifikimin e amendamentit nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.

Në mbledhje po ashtu do të miratohet fushëveprimi i Komisionit.

Mbledhja e anëtarëve të Komisionit do të fillojë në orën 10:00./IndeksOnline/