75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy mesfushorët e Barcelonës në shitje

Barcelona ka vlerësuar Coutinhon me 100 milionë. Ndërsa, Rakitiç është vlerësuar me  50 millionë euro.

Barcelona ​​ka  vendosur të shesin mesfushorët Ivan Rakitiç dhe Philippe Coutinho këtë verë, transmeton Indeksonline.

Fillimisht, u raportua se katalunasit ishin në mungesë të parave, sidomos pas transferimit të tyre prej 120 milionë euro të Antoine Griezmann.

Është pohuar gjithashtu se shumica e lojtarëve të Barcelonës përfshirë Lionel Messin u paguan me vonesë.

Tani, duke pasur parasysh krizën e tyre financiare, Barcelona mund të shesë disa lojtarë që të kenë njëfarë stabiliteti në financat e tyre.

Coutinho ishte pjesë e fushatës fituese të Brazilit në Copa America dhe ka të ngjarë që të ndahet me Barcelonën për t’u lejuar atyre të marrin fonde për transferimin e Neymar, i cili gjithashtu pritet të kthehet në ekipin e tij të mëparshëm./Indeksonline/.