Dy meshkuj vjedhin 23 biba në Viti
Tre ditë më parë në fshatin Pozharan në Komunën e Vitisë një ankues kishte lajmëruar në polici se nga koteci i janë vjedhur 23 biba.
Pas hetimeve nga policia është arritur që të identifikohen të dy vjedhësit, të gjinisë mashkullore. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” një qytetar i kësaj komune.
Rasti është cilësuar si vjedhje dhe të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/