Dy minibiblioteka i shtohen sot Prishtinës
Kryeqytetit po i shtohen edhe dy minibiblioteka të reja. Pas pezullimit të procesit të hapjes së minibibliotekave me qëllim të ndërmarrjes së masave për rritjen e nivelit të sigurisë dhe mirëmbajtjes së tyre – kthehemi prap për të vazhduar më tutje me hapjen e minibibliotekave të reja.
“E gjithë kjo punë në nderim dhe promovim të dijes, përkatësisht librit, mbi bazën e të cilit do duhej të ngritet çdo personalitet njerëzor – po bëhet falë një bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si: ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini”, Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë qe kanë ndarë mjete financiare dhe libra për minibibliotekat”, thuhet në njoftimin e organizatës ETEA.
Minibliotekat do të hapet sot në dy lokacione:
- Sheshi “Adem Jashari” në ora 10:00; dhe,
- Kampusi Universitar në ora 12:00;