75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dy ministra të tjerë, sot marrin detyrat

Dy ministra të tjerë të qeverisë “Kurti”, sot do të marrin edhe solemnisht detyrat nga paraardhësit e tyre.

Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, i cili do të pritet nga tashmë ish-ministri Rrustem Berisha në ambiente të Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të marrë detyrën nga Kujtim Gashi.

Dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Mbrojtjes është planifikuar në orën 11:00, ndërsa ai në MKRS në orën 13:30.