Dy ministrat e AAK-së – pjesë e delegacionit për takimin në SHBA

Në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë i cili pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, do të marrin pjesë edhe ministrat nga AAK, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj – Stublla.
Këtë e ka bërë ditur për Aleanca.press zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
“Në delegacionin e Kosovës që udhëton për takimin në Shtëpinë e Bardhë, nga AAK do të marrin pjesë ministrat Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj – Stublla”, njoftoi ai.
Ndryshe, sot në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian (BE).