Dy ministrat zbulojnë pllakën përkujtimore të dëshmorit nga komuniteti egjiptian që dha jetën për lirinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë zbuluar pllakën përkujtimore të deshmorit Xhevdet Hoti në Shqiponjë të Gjakovës, i rënë më 8 shtator 1998.
Ministri Krasniqi ka thënë se komuniteti egjiptian ka qenë me krenari pjesë e gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës.

“Në shënim të ditës memoriale të komunitetit egjiptian, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe deputetin z. Fridon Lala, bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore të deshmorit Xhevdet Hoti në Shqiponjë të Gjakovës, i rënë më 8 shtator 1998.
Komuniteti egjiptian me krenari ishte pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese, në luftë dha dëshmorë përderisa në paqe janë shumë ushtarë të cilët shërbejnë me përulje dhe profesionalizëm.
Ne, duhet ti kujtojmë gjithmonë ata të cilët dhanë gjithçka dhe të angazhohemi të gjithë së bashku për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të komunitetit” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/