75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy modelet e njohura, shkëlqejnë me paraqitjen në New York

Kompania HBO organizoi një shfaqje të veçantë për dokumentarin e saj të ardhshëm në lidhje me ikonën e modës Ralph Lauren të mërkuren në New York, transmeton Indeksonline.

Dy kryesueset në qilimin e kuq ishin modelet më të mira Karlie Kloss dhe Lily Aldridge.

Të dyja bukuroshet ishin një kombinim kontrasti pasi Klossi paraqiste biondinat ndërsa Aldridge zeshkanet.

Ato ishin veshur me fustane mahnitëse që i shtonin edhe më shumë bukurinë kësaj shfaqjeje.

Kujtojmë që edhe Karlie Klossi edhe Lily Aldridge janë ndër modelet më të njohura dhe më të kërkuara në fushën ku veprojnë. /Indeksonline/