23:42 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy moderatoret e njohura në garë me njëra-tjetrën, kjo është arsyeja

Dy moderatoret e njohura kosovare, Elita Rudi dhe Kaltrina Mikushnica pritet që së shpejti të bëhen nëna.

Të dyja ato janë shtatzënë dhe pritet që të lindin në të njëjtën kohë.

Elita ka publikuar një imazh së bashku me Kaltrinën në ‘Instagram’ derisa me shaka kanë shkruar se kanë filluar një garë mes njëra-tjetrës, shkruan Indeksonline.

“Tu qitë bast se cila ka me lind ma herët” ka shkruar Elita në mbishkrimin e imazhit.

Përderisa Elita po bëhet nënë për të parën herë, Kaltrina është në pritje të fëmijës së dytë./Indeksonline/