75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy motrat i dhanë lamtumirën e fundit nënës së tyre, Armendës

I është dhënë lamtumira e fundit gruas, Armenda Aliu e cila u vra të martën nga bashkëshorti i saj në Prizren.

Armenda është varrosur sot në Podujevë, ndërsa në varrim kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga vise të ndryshme të vendit.

Mbi varrin e Armendës kanë vënë kurora lulesh dy vajzat e saj, Diellza Hoti, që është këshilltare politike e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj dhe motra e saj.

Ato i dhanë lamtumiren e fundit nënës se tyre, derisa babai u kishte vdekur 22 vjet më parë./Indeksonline/