75 Mall Live Search
22:47 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Dy muaj luftime Rusi-Ukrainë, reagon Biden: Kievi ende reziston

Më 24 shkurt, Rusia nisi bombardimet në tre drejtime ndaj Ukrainës, ndërsa janë bërë plotë dy muaj që nga ajo ditë.

Kievi vijon të rezistojë, por me mijëra ushtarë në të dy kampet kanë humbur jetën, por mbi të gjitha, me mijëra civilë të pafajshëm, mes të cilëve qindra fëmijë janë vrarë, e miliona të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter kur janë bërë dy muaj luftimi.

Ai shkruan se dy muaj pasi Putin nisi sulmin e tij të paprovokuar, të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende reziston dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbetet në pushtet.

Biden ripërsërit edhe njëherë më tej mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës në betejën e saj ndaj Rusisë.