Dy muaj pas transferimit, Karim Benzema i pakënaqur te Al Ittihad

Karim Benzema ishte një prej transferimeve më të bujshme të kësaj merkato.
Sulmuesi francez u largua nga Real Madridi te kampioni i Arabisë Saudite, Al Ittihad, shkruan IndeksOnline.
Por si duket jeta e 35-vjeçarit nuk ka shkuar si duhet në Jeddah.
Ai deri më tani ka shënuar tre gola në Kupën e Klubeve të Mbretit Salman, ndërsa ende nuk ka shënuar në Ligën Pro të Arabisë Saudite.
Sipas gazetës saudite Asharq Al-Awsat, kanë filluar problemet e para të Benzemas te Al Ittihad.
Fituesi i Topit të Artë si duket nuk i ka punët mirë me trajnerin e tij, portugezin,
Ai informoi klubin e tij aktual se Benzema nuk i përshtatet taktikisht ekipit dhe, për rrjedhojë, menaxheri nuk ishte kurrë në favor të këtij nënshkrimi.
Për më tepër, ikona e Real Madridit donte kapitenin, por iu mohua shiriti në krah nga Nuno. Si rezultat, Benzema është i pakënaqur në klub dhe mendon se po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga menaxheri. Më tej, raporti pretendon se sulmuesi ka kontaktuar me negociatorin saudit i cili ka nënshkruar këtë marrëveshje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem./IndeksOnline/