75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy “myzhde” te Bayerni, urime bavarezë

Bayern Munchen ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me dy yje të skuadrës. Arjen Robben dhe Rafinha, kanë nënshkruar një zgjatje të kontratës njëvjeçare që do t’i mbajë ata në klub deri në verën e vitit 2019.

“Ne jemi të kënaqur që ne kemi zgjatur për një vit tjetër me këta dy lojtarë – ata e kanë fituar atë. Robben dhe Rafinha kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në planet tona për sezonin e ardhshëm” komentoi drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

Jozyrtarisht mësohet se kjo është kontrata e fundit për dy lojtarët veteranë të Bayernit në këtë skuadër./Indeksonline/