Dy ndeshje, dy goditje për Dritën, konfirmohen lëndimet e rënda të Ilir Mustafës dhe Hasan Gomda

Skuadra e Dritës ka konfirmuar dy lëndimet të rënda të futbollistëve Ilir Mustafa dhe Hasan Gomda.
Këta dy futbollistë do ti nënshtrohen operacioneve dhe do të jenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, shkruan IndeksOnline.
Gomda ishte lënduar në ndeshjen e parë ndaj Ferizajit, ku pas ekzaminimeve mjekësore është kuptuar se ka këputur ACL ligamentin kryqëzorë.
Më i rëndë është lëndimi i Ilir Mustafës, i cili gjatë ndeshje me Malishevën, ka këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e meniskut.
Njoftimi i plotë:
Dy ndeshjet e para në kampionat, dy goditje për klubin tonë
Fati i keq na ka përcjellur në fillim të kampionatit vendorë që në xhirot e para ku kemi humbur dy lojtarë për një pjesë të gjatë të sezonit për shkak të lendimeve të marra.
Në ndeshjen e parë të luajtur përballë FC Ferizaj kemi humbur për një kohë të gjatë qendërmbrojtësin tonë Hasan Gonda i cili la ndeshjen në gjysëm dhe pas egzaminimeve mjekësore u konstatua që ka këputut ACL ligamentin kryqëzorë.
Në ndeshjen e dytë me radhë të zhvilluar në shtëpi në përballjen me FC Malisheva lojtari ynë Ilir Mustafës largohet nga loja për shkak të një lëndimi që poashtu pas egzaminimeve mjekësore rezulton që ka këputur ACL ligamentin dhe demtimin e miniskut.
Dyshja Gomda-Mustafa do të jenë jashtë fushave për një kohë relativishtë të gjatë dhe do të jenë mungesë e madhe në ekip.
Gomda do ti nënshtrohet operimit të martën e ardhshme ndërsa për Ilir Mustafën do të shohim gjatë ditëve në vijim.
Lëndime të natyrave të rënda klubin tonë e kanë përcjellë edhe vitet e kaluara dhe se shkaktarë kryesorë për këto lëndime duket se janë stadiumet sintetike dhe infrastruktura e keqe në mbar vendin.
Duke shpresuar se gjithçka do të shkoje mirë dhe ndërhyrjet kirurgjike të kalojnë me suksese, Hasani dhe Iliri me ndihmën e zotit do të kthehen edhe më të fortë dhe klubi do ti qëndrojë afër për ta kaluar sa më leht këtë sfidë./IndeksOnline/