75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e basketbollit kosovar

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Takimi i parë i zhvillohet mes Istogut dhe Sigal Prishtinës.

Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 11 fitore e gjashtë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Trepçës dhe Vëllaznimit.

Mitrovicasit janë liderë me 15 fitore e dy humbje, derisa kuqezinjtë renditën të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/