Dy ndeshje të Kupës së Kosovës zhvillohen sot

Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Kosovës në futboll.
Drenica e pret Ferizajn në “Bajram Aliu”, ndeshje kjo që nis nga ora 13:00, shkruan Indeksonline
Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Mentor Ajeti.

Derbi i ditës do të jetë ai mes Malishevës dhe Llapit që zhvillohet në “Liman Gegaj”.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Dardan Çaka.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera. Prishtina e Re – Drita dhe Vëllaznimi – Prishtina./Indeksonline/
