75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Dy ndeshje të Superligës zhvillohen sot, Ballkani për titull/ Arbëria për mbijetesë!

Sot zhvillohen dy ndeshje të Superligës së Kosovës të vlefshme për xhiron e 33-të.

Fokusi më i madh do të jetë në takimin, Ballkani – Arbëria, dy klube me synime ndryshe nga njëra-tjetra. Me klubin nga Suhareka që kërkon të vazhdoj me luftën për titull dhe me Arbërinë që shpreson të mbijetoj, shkruan IndeksOnline

Në këtë ndeshje gjyqtarë kryesor do të jenë: Mervan Bejtullahu, Fatmir Sekiraqa, Besnik Morina dhe Tefik Maloku.

Ndeshja e dytë zhvillohet mes Drenicës dhe Llapit.

Gjyqtarët e këtij takimi janë: Gramos Shala, Elvis Bicaj, Taulant Ibërdemaj dhe Genz Nuza.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/