75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Dy ndeshje të zjarrta në Superligën e Basketbollit

Sot fillon java e 13 e Superligës së Basketbollit në Kosovë.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje të zjarrta, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00, Prishtina do të përballet me Bashkimin.

Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Portokallezinjtë tetë fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant.

Ndërkohë nga ora 19:00, Peja do të jetë nikoqire e Trepçës.

Verdhezinjtë ndodhen në vendin e katërt me gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa kampionët në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje. Përballja pritet të jetë mjaft interesante në ‘Karagaçi’./IndeksOnline/