16:55 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy nënshkrime te i njëjti votues

Në qendrën e votimit 0221C/03D, në fshatin Sheremetaj të komunës së Gjakovës, qytetarja Qendresa Sylaj ka raportuar në kallxo.com se kur ka shkuar për të votuar ka vërejtur se dikush kishte nënshkruar në emër të saj.

Ajo thekson faktin se nuk kanë dashur ta lejojnë që të votojë.

Por, pas insistimit të saj, ajo ka vazhduar procesin e votimit, duke nënshkruar në rubrikën e njëjtë.

Pas verifikimit është vërtetuar se në rubrikën në fjalë ekzistojnë dy nënshkrime.

Ndërkaq kryesuesi i vendvotimit, Avdyl Nuraj, thotë të mos jetë në dijeni për rastin, madje kjo nuk është e konstatuar as në procesverbal.

Anëtarët e tjerë të komisionit kanë thënë se mund të ketë ndodhur që dikush ta ketë ngatërruar rubrikën gjatë nënshkrimit.

Në mesin e 19 komunave ku sot zhvillohet rrethi i dytë për kryetar është edhe Komuna e Gjakovës, ku garojnë kandidati i AAK-së dhe kandidatja e Alternativës.