Dy net magjike në Çikago, Dua Lipa surprizon me Mbretëreshën e Funkut

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj pas dy koncerteve të mbajtura në Çikago.
Në një postim në rrjete sociale, ajo shkroi: “Unë ❤️ ÇIKAGO! faleminderit, faleminderit, faleminderit për energjinë tuaj! Çfarë dy netësh të mrekullueshme në qytetin tuaj!!!”, transmeton Indeksonline.
Një nga momentet më të veçanta të performancës ishte bashkëngjitja në skenë me legjendën e muzikës funk, Chaka Khan.
Lipa e quajti këndimin me të një përvojë të paharrueshme, duke e cilësuar atë si “Mbretëresha e Funkut”./Indeksonline/