Dy nga të arrestuarit te Rruga B, janë djemtë e një polici me grada

Pak më parë Indeksonline raportoj se në “Rrugën B” janë arrestuar pesë persona për mos respektim të masave dhe rezistencë ndaj Policisë së Kosovës.
Tutje, Indeksonline mëson se dy nga të arrestuarit janë djem të një polici me grada.
Lajmin për arrestimin e pesë personave e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësin i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sonte, në ora 19:50, gjatë realizimit të detyrave, në zbatim të masave anti Covid-19, në një lokal në ‘Rrugën B’, së bashku me inspektorët kompetent kanë vërejtur se nuk respektohen masa e distancës dhe grumbullimit. Pavarësisht, vërejtjeve të dhëna, nuk janë përfillur urdhrat e ligjshme, ka pasur rezistencë dhe janë kanosur zyrtarë policorë. Policia ka shoqëruar pesë të dyshuar në stacion dhe është duke e kompletuar rastin”, u shprehë Krasniqi./Indeksonline/