75 Mall Live Search
12:27 / E Martë, 01 Korrik 2025 / H F

Dy notaret e talentuara kosovare po marrin pjesë në Evropianin, që po mbahet në Sllovaki

Kosova po përfaqësohet në një nga garat më prestigjioze të notit për grupmoshat e reja në Evropë – Kampionatin Evropian për Juniorë, që po mbahet në Samorin të Sllovakisë.

Në këtë ngjarje të nivelit të lartë sportiv, ngjyrat e Kosovës po i përfaqësojnë dy notaret e reja dhe të talentuara, Hana Beiqi dhe Erina Idrizaj, të cilat janë të shoqëruara nga trajnerja Vlera Llalloshi.

Sot, dy sportistet do të garojnë në disiplinën 50 metra stil shpine, duke synuar paraqitje sa më të mirë në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësim dinjitoz të vendit.

Pjesëmarrja në këtë kampionat shënon një tjetër hap të rëndësishëm për zhvillimin e notit në Kosovë dhe afirmimin e talenteve të reja në garat evropiane.