75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy nxënëse në Mitrovicë helmohen nga hedhja e sprejit në shkollë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për hedhje të sprejit në një shkoll të Mitrovicës.

Si pasojë e kësaj janë helmuar dy nxënëse të shkollës, me ç’rast edhe janë alivanosur, transmeton Indeksonline.

Nxënëset janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendimin e prokurorit.

“Mitrovicë 06/07.02.2018-09:50/10:00. Me 07.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dy ditë radhazi, brenda objektit shkollor ka hedhur sprej. Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/