75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Dy objektiva të Laportas nëse bëhet president i Barcelonës: I pari transferimi i Agueros, i dyti…

Gjatë këtyre javëve skuadra e Barcelonës pritet ta votojë presidentin e ri.

Joan Laporta është kandidati kryesor që pritet të emërohet presidenti më i ri i klubit katalunas, shkruan IndeksOnline.

Sipas “DailyMailit”, objektivi i parë i Laportas pritet të jetë transferimi i sulmuesit argjentinas, Kun Aguero.

Objektivi i dytë i presidentit të “ardhshëm” është edhe mbajtja e Lionel Messit në “Camp Nou”.

Kujtojmë se Aguero ka filluar të kërkojë klub të ri dhe afati i verës do të jetë koha e lëvizjes për sulmuesin nga Argjentina.

Nga ana tjetër, do të jetë shumë vështirë për ta bindur Messin të qëndrojë në ekipin e Barcelonës./IndeksOnline/