Dy operacione policore në veri të vendit
Mëngjesin e sotëm në Veri të Kosovës janë zhvilluar dy operacione të policisë.
Njëri nga Drejtoria e Përgjithshme dhe tjetri nga Drejtoria Rajonale e Policisë, në Veri. Në rastin e parë është arrestuar një zyrtar i policisë kufitare nga Inspektorati Policor, ndërsa në rastin tjetër janë shoqëruar tre persona në stacion të policisë, të dyshuar për grabitje.
Rastin e fundit për Indeksonline e ka konfirmuar zv.drejtori i policisë në Veri, Besim Hoti.
Hoti tha se operacioni i policisë ka përfunduar me sukses, ndërsa pas intervistimit të tre të dyshuarve, do të merret vendimi nga prokurori./Indeksonline/