75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Dy opsionet e Sylvinhos për largim nga kampi, lista përfundimtare e Shqipërisë mësohet pas miqësores

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon miqësoren e fundit para ndeshjeve të Euro-s 2024 kundër Azerbajxhanit.

Pikërisht pas kësaj miqësoreje, Sylvinho pritet ta shpallë listën zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian, shkruan Indeksonline

Në listën e trajnerit brazilian janë 27 lojtarë, por që një duhet të largohet dhe dy opsionet e Sylvinhos janë Elhan Kastrati dhe Simon Simoni.

Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e parë në grup kundër Italisë. Më 15 qershor ora 21:00, kuqezinjtë do tentojnë surprizën e parë në Gjermani./Indeksonline/