75 Mall Live Search
10:55 / E Enjte, 07 Janar 2021 / k.v

Dy orë pritje në Merdare për ta kaluar kufirin

Dy orë po presin mërgimtarët për ta kaluar kufirin në Merdar, raporton IndeksOnline.

Të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdar është e gjatë 700 meta.

Ndërsa pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe se maksimumi i pritjes është 15 minuta te Dheu i Bardhë, ndërsa më pak se pesë minuta në pika të tjera.

Mërgimtarët po kthehen në vendet ku ata jetojnë edhe nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Vetëm sot rreth 20 aeroplanë pritet të fluturojnë nga Prishtina./IndeksOnline/