75 Mall Live Search
10:44 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / mp

Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë, drejtori flet për rastin

Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten në mbrëmje nga ky institucion.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, me vendim të gjykatës kanë qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.

U.D i drejtorit i Institutit të Psikiatrisë Forenzike Shpend Haxhibeqiri, ka thënë për Indeksonline se për rastin i ka njoftuar organet e drejtësisë dhe policinë.

Ai po ashtu ka treguar se njëri pacient ka ikur edhe një herë nga psikiatria.

“Qyky i njejti njeri ka ik para katër muajve , i njejti ka shku në Gjermani o kthy as nuk është i rrezikshëm as kurgjo. Po njeri s’po don me nejt, kaq. Edhe i ka thënë gjykatës mos më qoni atje se iki edhe na nuk kemi dashur me pranu. Nuk kemi dasht me pranu për arsye se ne e kemi mbyll rastin njëherë, kur ik pacienti ne e mbyllim rastin, nuk kemi çka me i bo. Do të thotë ai nuk po dëshiron me u trajtu.Ky nuk është i paraburgosur të merremi vesh. Por gjyqtarja ka insistuar edhe pacienti është ardh prapë në klinikë.”, tha Haxhibeqiri për Indeksonline.  /Indeksonline/