75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / V R

32 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë trajtuar për Covid-19, 49 pacientë të hospitalizuar. 34 persona janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë negativë dhe 11 prej tyre po presin rezultatet.

Ndërsa, 32 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Gjithashtu, nga Spitali i Gjakovës është adresuar edhe një thirrje ndaj qytetarëve, duke thënë se spitalet po mbushen, prandaj “të mos ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.