75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dy parti politike, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këtë Indeksonlinet ia ka konfirmuar, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Bëhet fjalë për Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/