Dy penallti të humbura dhe autogoli ‘qesharak’ e dërgon Senegalin në finale
Senegali ka kaluar në finale të Kupës së Afrikës pasi në gjysmëfinale ka mposhtur Tunizinë me rezultat 1-0.
Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe me dy penallti të humbura, nga një për secilën, shkruan Indeksonline.
Fituesi i kësaj ndeshje u mësua pas një autogoli të shënuar nga Dylan Bronn në minutën e 100-të të ndeshjes.
Senegali në finale do të pres fituesin e ndeshjes Algjeri – Nigeri që luhet nga ora 21:00.
Finalja luhet të premten në ora 21:00, derisa ndeshja për vendin e tretë të enjten në po të njëjtin orar. /IndeksOnline/