Dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit

Të shtunën ka filluar Superliga e Basketbollit kosovar.
Në ndeshjen hapëse, skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore ndaj Pejës, me rezultat 73-65, shkruan IndeksOnline.
Ditën e sotme zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tepër interesante.
Bora debuton në elitë, ku do të përballet me finalistin e edicionit të kaluar të kampionatit, Golden Eagle Yllin, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 17:15.
Java e parë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, më fillim nga ora 19:00.
Bashkimi – Trepça shtyhet për më vonë, për shkak të obligimeve të klubit mitrovicas në kualifikimet e Basketball Champions League./IndeksOnline/
