Dy përballje interesante sot në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të.
Të shtunën, do të zhvillohen dy përballje, të dyja me fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.
Drenica do të presë Ferizajn në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme, ku Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë, me 17 pikë, një më shumë se Ferizaji.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina e Re do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Skuadra nga kryeqyteti renditet e fundit me 14 pikë, derisa skuadra nga Klina po kalon një formë shumë të mirë, duke u renditur në vendin e tretë, me 27 pikë, dy më pak se Ballkani, që është lider i tabelës./IndeksOnline/


