Dy përballje sot në Superligën e Basketbollit të Kosovës

Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së shtatë.
Në ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku Sigal Prishtina do të luaj kundër Ponte Prizrenit më fillim nga ora 19:00.
Përballja tjetër e ditës së sotme luhet mes KB Peja e cila ka gjashtë fitore deri më tani, sot do të jetë nikoqire e Rahovecit e cila renditet e fundit në tabelë.
Kjo ndeshje do të fillojë në ora 17:00.
Ndërsa në ditën e diel do të luhen edhe dy ndeshje./IndeksOnline/
