Dy përfaqësues të presidencës marrin pjesë në homazhe dhe varrimin e babait të Thaçit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të varroset sot në orën 15:00 në Burojë të Skenderajt.
Ai vdiq të dielën pas një sëmundjeje të rëndë.
Sot, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skënderaj, u mbajt akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Aty ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues nga zyra e presidentes.
Sefer Isufi dhe Ismet Krasniqi, dy këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, do të marrin pjesë edhe në varrim.
Klankosova.tv mëson se ata kanë dërguar edhe telegram ngushëllimi dhe kurorë lulesh në emër të presidentes Osmani.
E para e shtetit e ka të pamundur të marrë pjesë fizikisht në ceremoni mortore, pasi gjendet për një vizitë në Gjermani.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në qeveri se nëse ndonjë përfaqësues i tyre do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.