Dy përfaqësuesit e komuniteteve në Qeverinë Kurti kanë një kërkesë publike për ministrin Sveqla

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kanë takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla.
Dy përfaqësuesit e komuniteteve në Qeverinë Kurti kanë dorëzuar një kërkesë publike tek ministri Sveqla.
“Kemi kërkuar prej ministrit të punëve të brendshme dhe administratës publike z. Xhelal Sveçla hapjen e konkursit për përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë në komunat ku jetojmë dhe në të gjitha institucionet publike me theks në konkursin aktual në MPB përfshirjen e numrit më të madh të policëve të rinj , ku dhe kërkuam që gjatë testit pranues, i cili është në të dy gjuhët zyrtare, materiali të jetë patjetër edhe në gjuhën turke” thuhet në njoftimin e Redzepit./Indeksonline/