Dy persona arrestohen në Milloshevë të Obiliqit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Milloshevë të Obiliqit, më 30 dhjetor 2025 rreth orës 21:40, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë rasti po vazhdon të procedohet sipas procedurave ligjore.

